Kënga shkodrane përballë sfidave të kohës – Epoka digjitale ka ndikimin e saj pozitiv dhe negativ tek muzika e qytetit

qamil gj kenga shkodrane

Kënga shkodrane, një nga simbolet më të çmuara të trashëgimisë shpirtërore të qytetit të Shkodrës, përballet sot me sfida të reja në përpjekjen për ta ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi.

 Ndërkohë që globalizimi dhe ndikimet e huaja kërcënojnë autenticitetin e saj, teknologjia dhe sidomos Inteligjenca Artificiale po sjellin debate të reja rreth së ardhmes së kësaj pasurie shpirtërore.

Muzikologu i njohur shkodran, Qamil Gjyrezi, shprehet se ndikimi i Inteligjencës Artificiale nuk duhet parë si kërcënim, por si një mundësi.

Ai vlerëson gjithashtu përpjekjet e brezit të ri të këngëtarëve shkodranë që, pavarësisht sfidave, po punojnë me pasion për të ruajtur dhe promovuar këtë trashëgimi të vyer.

Në një kohë kur teknologjia po ndryshon mënyrën se si krijohet dhe shpërndahet muzika, mbetet e rëndësishme që kënga shkodrane të ruajë origjinalitetin e saj, ndërsa shfrytëzon mundësitë e reja për të mbijetuar dhe lulëzuar edhe në epokën digjitale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.