Kënga “ushqen” shpirtin/Gjokë Vata, artisti me një krijimtari të spikatur në muzikë dhe publicistikë

Ai është artisti që i ka falur shpirtin Shkodrës me muzikën dhe artin e tij. Pasionanti i këngës shkodrane, Gjokë Vata edhe sot në moshën 89-vjeçare përcjell të njëjtin vitalitet si dikur në skenë kur flet për të. Kur flet për muzikën, nuk e ka të lehtë ta përshkruajë ndjesinë që i jep ajo por sidoqoftë mundohet t’i zgjedhë fjalët me kujdes.
Kujton disa nga emrat e shquar që u bënë ndër vite përkrahësit dhe bashkëpunuesit më të mirë përgjatë krijimtarisë.Momentin më të veçantë të karrierës konsideron pjesëmarrjen në një nga edicionet e Festivalit të Këngës në RTSH përkrah bijës së tij, Venonës.Veç muzikës, Gjokë Vata njihet për kontributin e spikatur edhe në fushën e publicistikës përmes botimeve të ndryshme.