Lajme

Këngëtari më i komentuar dhe fituesi moral i Eurovizion 2024, Slimane, i ftuar special në natën e parë të Fest 63

Slimane, këngëtari i famshëm francez, do të jetë i ftuar special në natën e parë të Fest 63, duke sjellë një performancë që pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit. Ai përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij të fuqishme “Mon Amour”, një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.

Kënga, e cila pasqyron ndjenjat e dashurisë dhe fuqinë e emocioneve, është tashmë kënga franceze më e klikuar në botë. Vetëm 24 orë pas publikimit, ajo arriti mbi 2 milionë dëgjime në Spotify, duke thyer rekorde për muzikën franceze.

Me një karrierë 8-vjeçare, Slimane  është një yll ndërkombëtar. Ai ka shitur mbi 2 milionë albume në mbarë botën dhe ka mbushur arena të mëdha me mbi 1.5 milionë bileta të shitura gjatë turneve të tij. Si një artist shumë i vlerësuar, Slimane është fitues i një Grammy francez dhe ka rrëmbyer plot 8 çmime NRJ Music Awards.

Prania e Slimane në Fest 63 është e shumëpritur dhe ai do të sjellë jo vetëm energjinë e Eurovizionit në skenën shqiptare por ka rezervuar edhe një surpizë për publikun shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.