Lajme

Këngëtarja dhe kompozitorja Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Elina Duni, duket se është e përkëdhelura e kritikës, ndaj edhe përherë e më tepër, me zërin e saj po pushton skenat dhe sallat e mëdha evropiane të Jazz-it.

Këngëtarja dhe kompozitorja zvicerano-shqiptare Elina Duni do të nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit të këtij viti.

Një çmim i dedikuar figurave kryesore të xhazit zviceran, do t’i jepet këtë vit këngëtares dhe kompozitores Elina Duni.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 28 qershor, përpara koncertit në Festivalin e Xhazit Ascona të këtij viti.

Një artiste me një zë intensiv dhe të rafinuar, sot nën kontratë me shtëpinë diskografike prestigjioze ECM Records , Elina Duni është vlerësuar “për talentin dhe aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të krijuar një gjuhë muzikore poetike dhe emocionale, duke kombinuar me ndjeshmëri xhazin dhe muzikën tradicionale të atdheut të saj“.

Mediat zvicerane shkruajnë se, si Elina Duni ka “arritur të ripërtërijë gjuhën e xhazit, duke frymëzuar një brez të tërë muzikantësh të rinj me të cilët ajo ka bashkëpunuar shpesh”.

E lindur në Tiranë në vitin 1981 në një familje artistësh, Elina Duni filloi të performonte vetëm pesë vjeç për Radio Televizionin Shqiptar.

Pas rënies së regjimit komunist, u zhvendos me nënën e saj në Gjenevë, ku studioi piano klasike përpara se t’i përkushtohej xhazit.

Në Hochschule der Künste në Bernë ajo përsosi arsimimin e saj, duke u fokusuar në kompozimin dhe improvizimin.

Ishte në ato vite që ajo themeloi Kuartetin Elina Duni me Colin Vallon (piano), Patrice Moret (bas kontra) dhe Norbert Pfammatter (bateri), duke i dhënë jetë një projekti të aftë për të bashkuar xhazin me tingujt sugjestivë të folkut ballkanik.

Viti 2012 shënoi kalimin në ECM Records, me të cilin ajo publikoi dy albume që morën vlerësime kritike nga Evropa: Matanë Malit (2012) dhe Dallëndyshe (2015). Në vitin 2017 filloi një bashkëpunim të ri me kitaristin Rob Luft, me të cilin regjistroi albumin “Partir” (2018), një album në të cilin ajo performon edhe si multi-instrumentalist.

Çmimi Zviceran i Xhazit është dhënë që nga viti 2007.

Fituesit e mëparshëm përfshijnë Orkestrën Zvicerane të Xhazit, Christoph Grab dhe Othella Dallas.

Festivali i Xhazit Ascona zhvillohet këtë vit nga 25 deri më 5 korrik.

Blerti Delija

Recent Posts

Rita, artizania e veçantë – Me grep e shtiza ajo ruan gjallë traditën në çdo punim

Në një kohë kur teknologjia duket se ka zënë çdo hapësirë të jetës sonë, ka…

3 minutes ago

Punimet për hyrjen e  Shkodrës – Makineri të tonazhit të rëndë po punojnë për zgjerimin e rrugës

Punimet për segmentin rrugor të hyrjes së  Shkodrës nga Harku i Bërdicës tek Ura e…

5 minutes ago

Pranverë në Obot – “Fshati i përmbytjeve” i rikthehet bujqësisë

Teksa udhëton në brendësi të fshatit Obot sheh toka të mbjella, sera që kanë nisur…

9 minutes ago

Arsenal-PSG, Arteta: Një mundësi e jashtëzakonshme

Mikel Arteta ka shansin të bëjë atë që Ëenger nuk mundi të bënte te Arsenali.…

31 minutes ago

Luis Enrique: PSG dhe Arsenali janë të ngjashëm

PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë…

33 minutes ago

PSG, Kvara: Jemi ndër më të mirët në botë, ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

“Ne kemi sulmues të mëdhenj dhe jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë”.…

34 minutes ago