Këngëtarja e njohur Sher akuzohet se ka punësuar persona për të rrëmbyer djalin e saj

cher kengetare

cher kengetare

Këngëtarja e famshme Sher (Cher) është akuzuar se ka punësuar disa persona për të rrëmbyer djalin e saj nga një hotel ku ai po qëndronte me gruan e tij vitin e kaluar.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura nga gruaja e Ilajxha Blu Alman (Elijah Blue Allman), Marianxhela King (Marieangela King), pretendojnë se katër burra e “morën” atë nga një dhomë hoteli në Nju Jork në përvjetorin e tyre në nëntor 2022.

Dyshja thuhet se kishin qenë në hotel në përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre pas paraqitjes së kërkesës për divorc në 2021.

Në dokumentet gjyqësore të paraqitura si pjesë e procedurave të divorcit në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, King tha se ajo dhe Alman kishin kaluar 12 ditë në hotel “duke punuar për martesën tonë”.

Por pasi kaluam këto 12 ditë së bashku në Nju Jork, më 30 nëntor 2022, natën e përvjetorit tonë të martesës, katër persona erdhën në dhomën tonë të hotelit dhe e morën Alman nga dhoma jonë. Më tha një nga katër burrat që e morën atë se ata ishin punësuar nga nëna e Alman”, pretendon ajo.

Në dokumentet e gjykatës, King tha se burri i saj kishte marrë trajtim në një institucion mjekësor që nga gushti 2022, por ajo pretendoi se nuk i ishte thënë se ku ishte dhe nuk kishte mjete për ta kontaktuar atë.

“Për momentin nuk jam në dijeni të mirëqenies apo vendndodhjes së burrit tim”, tha ajo në dhjetor, duke shtuar se ishte “shumë e shqetësuar për të”.

Alman, 47 vjeç, është djali i ikonës së popit Sher (Cher) dhe ish-bashkëshortit të saj, muzikantit të ndjerë të rrokut, Greg Alman (Gregg Allman)./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.