Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo ju ka skaduar afati? MEPJ: Ja ku mund të aplikoni
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë një njoftim për të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë humbur dokumentet e udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë. MEPJ i ka sqaruar qytetarët që aplikojnë nëpërmjet shërbimeve konsullore online për të marrë shërbimin “leje kalimi”.
“Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online.
Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt?”, thuhet në njoftim.
Më poshtë procedura e aplikimit:
Zgjidh shërbimin “Apliko për leje kalimi”
Pasi të klikosh “Aplikim i ri” plotëso formularin elektronik dhe ngarko dokumentin verifikues.
Në e-mail do t’ju mbërrijë konfirmimi dhe kodi i veçantë i aplikimit
Pas pranimit të aplikimit, kryej pagesën dhe dërgoje mandatin origjinal me postë.
Për shtetasit shqiptarë minorenë që nuk janë pajisur më parë me dokument udhëtimi/ i ka skaduar afati i pasaportës aktuale, njëri prej prindërve ose kujdestari ligjor, duhet të paraqitet fizikisht pranë Misionit Diplomatik më të afërt.