“Këpuca e Artë”, Harry Kane shpallet golashënuesi më i mirë i Evropës
Ndonëse nuk arriti që të fitojë asnjë trofe me Bayernin e Mynihut këtë sezon, Harry Kane ngushëllohet duke siguruar një trofe personal.
Sulmuesi anglez i bavarezëve ka fituar zyrtarisht “Këpucën e Artë” të Evropës për sezonin 2023-2024, pasi me 36 golat e shënuar në kampionat është shpallur golashënuesi më i mirë i kontinentit.
Pas Kane vjen një tjetër lojtar që militon në Bundesligë, Serhou Guirassy që shënoi 28 gola me fanellën e Stutgart. Mbape dhe Haland ndajnë shkallën më të ulët të podiumit me nga 27 gola secili në kampionatet respektive. Ndërsa në vendin e pestë qëndron Lautaro Martinez që mbylli kampionatin me 24 gola.