Këpucari i apasionuar  pas zanatit, prej 58 vitesh Gëzim Podgriçani ushtron profesionin e këpucarit

Në një dyqan të vogël, të vendosur në një rrugicë në qytetin e Shkodrës,  Gëzim Podgriçani merret me riparimin e këpucëve.

Prej 58 vitesh Gëzimi ushtron profesionin e këpucarit, falë të cilit ka mundur të mbajë familjen. Për të, ky zanat është pasion, por edhe mënyrë jetese.

Me dhimbje, Gëzimi konstaton se zanati i këpucarit është drejt zhdukjes dhe kjo për shkak se puna ka rënë ndjeshëm prej konkurencës nga tregu i rrobave të përdorura dhe fabrikat e këpucëve.

Zanatet vlerësoheshin nga të rinjtë deri pak vite më parë, ndërsa tani thuajse nuk kanë aspak interes.

Këpucari 75- vjeçar vijon të punojë çdo ditë, ndërsa  jep shembullin se zanatet duan përkushtim ,por edhe pasion.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.