Kërcënimet ndaj këngëtares nga reperat izraelitë, flet mikja e babait të Dua Lipës: Deri tani s’ka denoncim formal

Buqe Paçerada, mike e babait të këngëtares Dua Lipa ka rrëfyer se çfarë po ndodh me këngëtaren e njohur pas kërcënimeve që ka marrë nga reperët izraelitë.

Duke folur për emisionin “Jetë Shqiptare”, Paçerada theksoi se deri më tani nuk ka një denoncim formal mbi këtë rast nga ana e këngëtares, Dua Lipa.

Me thënë të drejtën nuk kam qenë në kontakt për gjatë kësaj kohe pasi ata janë në lëvizje dhe në udhëtime. Nuk kam pasur mundësi të bisedoj. Por përderisa nuk është paraqitur formalisht diku se ka pasur kërcënime, atëherë siç thatë edhe ju është pjesë të profesionit të saj që mund të ballafaqohet me kërcënime të kësaj natyre. Edhe pse unë jam mike, është çështje e tyre profesionale”, u shpreh gazetarja Paçerada.

Dyshja e hip-hopit, izraelit, Ness Ve Still publikoi një videoklip pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Në këtë videoklip Nesia Levy dhe Dor Soroker proklamojnë vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares shqiptare, Dua Lipa dhe ish-aktores të filmave për të rritur, Mia Khalifa.

Titulli i këngës “Harbu Darbu” që do të thotë “shpata dhe sulme”. Deri më sot kënga ka marrë 19 milionë shikime.

Videoklipi është tipike për hip-hop-in izraelit, por përmbatja e këngës sipas mediave izraelite, përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori.

Mes të tjerave, në këtë këngë përmenden Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë kërkuar t’i jepet fund sulmeve në Gaza që nga fillimi i luftës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.