usa ambasada tr
Ambasada e SHBA-së ka reaguar në lidhje me kërcënimet me të cilat janë përballur prokurorët e SPAK nga grupet kriminale në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shprehet e shqetësuar, ndërsa thekson se nevojitet një sistem drejtësie që funksionon pa frikë. Edhe njëherë, Shtete e Bashkuara theksojnë mbështetjen e tyre për zyrtarët e zbatimit të ligjit.
“Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”, shkruhet në postim.
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ishte ai që përmes dëshmisë së tij ka zbuluar atentatin që po planifikohej të kryhej ndaj prokurores së SPAK-ut, Doloreza Musabelliu. Grupi ku ai bënte pjesë dyshohet se kryesohej nga Laert Haxhiu, i cili është arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Sipas informacioneve, Tafani, ka deklaruar se po thurej plani për të ekzekutuar Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës, Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.
Pas kësaj, u zhvillua një mbledhje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, ku u vendos që magjistratët e SPAK të kenë mbrojtje të posaçme. Tashmë pritet të ketë një ndryshim të VKM-ve për rritjen e sigurisë për magjistratët.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.