Categories: LajmeLajme nga Vendi

Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve/ KLGJ: Të ndalet çdo sulm që rrezikon jetën e tyre

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj kërcënimeve ndaj prokurorëve të SPAK-ut duke theksuar se mbështet funksionarët e sistemit të drejtësisë në punën e tyre.  

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi ka ndjekur me vëmendje kërcënimet e adresuara ditët e fundit ndaj funksionarëve të sistemit të drejtësisë, është plotësisht i angazhuar për të mbështetur në mënyrë të palëkundur, çdo gjyqtar e prokuror, i cili me përkushtim, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi të lartë, punon çdo ditë dhe më shumë, për të bërë vendin të sigurt për ne dhe brezat që do të vijnë pas”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

KLGJ bën apel që duhet ndalur çdo sulm që cenon jetën dhe sigurinë e njerëzve të drejtësisë.

Në një shoqëri demokratike, gjyqtarët dhe prokurorët janë garantues të drejtësisë dhe barazisë para ligjit dhe si të tillë, ata duhet të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe profesionale për të merituar besimin e publikut.

Për këtë arsye të gjithë së bashku, për të garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duhet të ndalim çdo sulm apo veprim që synon të cenojë së pari jetën, integritetin, sigurinë dhe paprekshmërinë e magjistratëve”, shkruan më tej KLGJ.

Këshilli i Lartë Gjyqësor gjithashtu shkruan në njoftimin për mediat se “dënon çdo përpjekje për të kërcënuar, kufizuar, apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, gjyqtarët dhe prokurorët në përmbushjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Çdo përpjekje e tillë është një kërcënim serioz për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në vend, pasi minon përpjekjet tona të përbashkëta drejt integrimit europian”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

10 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

10 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

11 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

11 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

12 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

12 hours ago

This website uses cookies.