Categories: BotaLajme

Kërcënimi i SHBA për mosdërgim armësh në Izrael, Netanjahu: Do luftojmë me thonjtë tanë

Kryeministri Benjamin Netanjahu (Netanyahu) është zotuar se Izraeli do të qëndrojë i vetëm dhe do të “luftojë me thonj” në kundërshtim me kërcënimet e SHBA për të kufizuar më tej dërgesat e armëve nëse vazhdohej ofensiva në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë vetëm. Nëse duhet, do të luftojmë me thonjtë tanë. Por ne kemi shumë më tepër se thonjtë”, tha Netanjahu.

Ai vuri në dukje se Izraeli po i afrohej 76 vjetorit të pavarësisë së tij, për të cilën duhej të luftonte. “Ne nuk kishim armë. Kishte një embargo armësh ndaj Izraelit, por me forcë të madhe shpirti, heroizëm dhe unitet mes nesh – ne ishim fitimtarë “, tha ai, duke iu referuar luftës së vitit 1948 .

Një ditë më parë delegacionet izraelite dhe të Hamasit u larguan nga negociatat për armëpushimin në Kajro.

Hamasi tha se “topi tani është plotësisht” në duart e Izraelit, ndërsa Izraeli ka pohuar se versioni i Hamasit i një marrëveshjeje ishte shumë larg kërkesave të tij.

Dështimi për të arritur një marrëveshje në raundin e takimeve të kësaj jave ngriti frikën për një sulm të afërt izraelit në Rafah.

Netanyahu u duk se nuk e pranoi një paralajmërim publik nga presidenti amerikan, Xho Bajden (Joe Biden), një natë më parë se nëse Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do të nisnin një ofensivë të madhe në qytet, SHBA nuk do të siguronte bomba dhe predha artilerie për të mbështetur operacionin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

9 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

9 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

9 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

10 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

10 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

10 hours ago

This website uses cookies.