Categories: LajmePolitikë

Kërcënimi nga lufta, deputeti i PS-së tregon strategjinë e sigurisë kombëtare: Ja arma kryesore që ka Shqipëria

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-pjesëtari i Forcave të Armatosura, Denis Deliu ka treguar në emisionin “Ekspres” në RTSH 1 disa nga pikat kryesore që përmban strategjia e sigurisë kombëtare të miratuar në Kuvend.

Strategjia e sigurisë kombëtare përcakton rreziqet, risqet dhe mënyrën se si do të përfshihen institucionet dhe se si duhet t’i përballojnë ato rreziqe apo t’i parandalojnë.

Te strategjia e sigurisë  kombëtare ishte e përcaktuar siguria kibernetike, siguria ushqimore, siguria energjetike, siguria e kufijve, emigracioni i paligjshëm, shërbimet inteligjente, ndërthurja dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Ishte shikuar në tre nivele, në nivelin kombëtar, rajonal dhe atë ndërkombëtar. Mendoj që ishte një strategji e mirë menduar”, u shpreh Deliu.

I pyetur se sa e përgatitur është Shqipëria në rast të një konflikti të armatosur Deliu tha se “Shqipëria është një vend i NATO-s, për shkak të mungesës së disa kapaciteteve është NATO që i mbulon, për shembull hapësirën ajrore të Shqipërisë e mbrojnë forcat greke ajrore”

Deliu vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria ka porositur blerjen e raketave “Javelin” dhe dronëve të armatosur.  

Sa i përket kapaciteteve të tjera, Shqipëria është në ndryshim dita-ditës. Është duke blerë armatim të ri. Ne jemi në pritje se kemi bërë kërkesë për Javelin, për raketa, për dronë të armatosur, për mjete të blinduara, helikopteër për transport dhe sulm”, tha Deliu.

Deputeti i PS-së tregoi gjithashtu se cila është arma kryesore që sot ka Shqipëria sa i përket sistemit të saj mbrojtës. Ai theksoi se në rast të një tentative për sulm nga një vend tjetër, Deliu theksoi se Shqipëria ka bërë një investim madhor në radarin që ndodhet në Midë të Pukës.

Një investim madhor në një radar të suksesshëm të sofistikuar i cili ndodhet në Midë të Pukës. Ky radar është i kompanisë Locked Martin që nën udhëheqjen dhe mbështetjen e SHBA-ve ky radar bën parandalimin, zbulimin në kohë dhe grumbullimin e informacionit si dhe shpërndarjen e tij te rrjetet e klasifikuara të tij në vend por edhe të NATO-s sepse Shqipëria duke qenë vend anëtar i NATO-s çdo mangësi që ka e mbulon Aleanca atë”, shpjegoi më tej Deliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

7 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

7 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

7 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

7 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

8 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

8 hours ago

This website uses cookies.