Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump se do të bombardojnë vendin në rast se Teherani nuk arrin një marrëveshje të re bërthamore me Uashingtonin.
Pas letrën së Trump drejtuar udhëheqjes së Iranit në fillim të marsit ku jepej një afat kohor ndaj Teheranit prej 1 muajsh për marrjen e një vendimi, Ali Khamenei paralajmëroi SHBA se do të përballen me kundërpërgjigjen e fortë të fortë në rast të një bombardimi.
“Armiqësia nga SHBA-ja dhe Izraeli ka qenë gjithmonë aty. Ata kërcënojnë se do të na sulmojnë, gjë që ne nuk mendojmë se është shumë e mundshme, por nëse ata bëjnë ndonjë të keqe, me siguri do të marrin një goditje të fortë reciproke. Dhe nëse ata mendojnë të shkaktojnë trazira brenda vendit si në vitet e kaluara, vetë populli iranian do të merret me ta”, tha Khamenei.
Autoritetet iraniane fajësojnë Perëndimin për trazirat e fundit, duke përfshirë protestat e viteve 2022-2023 për vdekjen në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje të re të arrestuar për shkelje të dyshuar të rregullave të hixhabit, dhe protestat mbarëkombëtare në vitin 2019 për rritjen e çmimit të karburantit.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.