Categories: AktualitetLajme

Kërkesa e Agjencisë së Mbrojtjes Civile- FA i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna

Pas kërkesës zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, efektivë të Forcave të Armatosura  të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Një prej trupave u gjet rastësisht një ditë më parë (5 maj) nga një peshkatar dhe i përkiste vajzës 9-vjeçare të familjes Arrazi.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë.

 Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre trupave të tjera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çmimi Alternativ Nobel 2024 – Iu nda palestinezit Issa Amro dhe tre aktivistëve të tjerë

Issa Amro, një aktivist palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar , mori këtë të enjte…

48 mins ago

Manja me homologun italian Nordio: Instrument i ri për njohjen reciproke të masave kufizuese të lirive personale

Ministritë e Drejtësisë të Shqipërisë dhe Italisë janë dakordësuar për të rritur bashkëpunimin e tyre…

55 mins ago

Kryeministri Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare. Rama po…

58 mins ago

Garda s’lejon hyrjen e deputetëve të përjashtuar në Kuvend. Noka: Jemi në betejë, kanë bunkerizuar institucionin

Deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike janë shfaqur para dyerve të Kuvendit për të tentuar…

4 hours ago

Parlamenti gati për seancë, Garda u ndalon hyrjen deputetëve të përjashtuar të PD

Parlamenti shqiptar mblidhet të enjten për të diskutuar mbi disa projektligje të rëndësishme, por opozita…

4 hours ago

Shpërthen bomba amerikane e Luftës së Dytë Botërore në aeroportin japonez

Një bombë amerikane e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhej poshtë një…

4 hours ago

This website uses cookies.