Kërkesa e Bardhit, Basha: Pjesë e pazarit mes Ramës e Berishës. Asnjë ‘Non grata” s’do të jetë pjesë e PD

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së Gazment Bardhit në Kuvend për shfuqizimin e vendimit të tij për përjashtimin e disa deputetëve demokratë, nga grupi demokrat, që do të riktheje si pjesë të grupit të PD-së edhe Sali Berishën. Në një postim në Facebook, Basha e konsideron atë si pjesë të “aleancës Rama-Berisha”. Basha thekson se, sipas tij, vendimi i demokratëve është i qartë “asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD”.

Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:  Aleancën e tyre kundër SPAK; Lirimin e të dënuarve për korrupsion; Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008; Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.

Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarave.

Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD. PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik”, shkruan Basha.

Lulzim Basha, me vendimin e 9 shtatorit të vitit 2021 përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar dhe pas dhunës së 8 janarit mori vendimin për përjkashtimin e deputetëve Flamur Noka,  Edmond Spaho, Albana Vokshi,  Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Luan Baci si dhe Belind Këlliçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.