Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës – Mblidhet sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

07bfba3d2e404aee9f3332f8953b8e11

07bfba3d2e404aee9f3332f8953b8e11

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet këtë të hënë (18 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me çështjen e Privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Kujtojmë se më 12 dhjetor, SPAK kërkoi autorizimin nga Kuvendi për t’i hapur rrugën zbatimit të masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” përgjatë periudhës 2005-2013 kur ishte kreu i qeverisë shqiptare.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”, thuhej në njoftimin e Kuvendit.

Vetë ish-kryeministri e ka konsideruar kërkesën dhe akuzat e  SPAK, si antikushtetuese.

Në vitin 2012 Berisha ka dërguar në Parlament aprovimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve te Shqipërisë. Ky amendament I qeverisë është kundërshtuar nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Unë kam deklaruar se jam I gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SKAP-it sepse ajo është shkruarje e Kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe absolutisht jo Sali Berishën. Unë kam refuzuar pranuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi e shkarkuar nga unë më ’96 dhe që e fsheh këtë fakt”, ka thënë Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.