Kërkesa për heqjen e Ligjit të Luftës me Greqinë, miratohet me 96 vota pro Projektdeklarata e PDIU

Me 96 vota pro, Kuvendi ka miratuar Projektdeklaratën e PDIU-së që i kërkon qeverisë të rrisë përpjekjet që Greqia të heqë ligjin e luftës me Greqinë.
Gjatë prezantimit në Kuvend, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e cilësoi ligjin si “absurditet juridik”, në një kohë që Shqipëria dhe Greqia kanë sëbashku një trakt miqësie dhe janë anëtare të NATO-s.
Sipas tij, Projektdeklarata shërben për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mbi respektin e ndërsjellët.