Kërkesë SPAK, Bardhi: Na informoni për ecurinë e hetimit për aferën McGonigal

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK ku e informon zyrtarisht mbi zhvillimet në drejtësinë amerikane mbi këtë cështje dhe duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve në Shqipëri.

 “Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit.” – shkruan Bardhi në letrën drejtuar sot SPAK.

Sipas tij,  SPAK-u të ruaj sekretin hetimor, por sigurisht të sqarojë fazën në të cilën ndodhet hetimi. “Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor.” – thuhet në letër.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK nëse ka kërkuar apo jo nga drejtësia amerikane një kopje të dosjes dhe nëse ka nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

1 minute ago

Weah nuk mjafton, Juve eliminohet nga PSV

Juventus i thotë lamtumirë kompeticionit të Champions League. Pas ndeshjes së parë të fituar me…

2 minutes ago

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

16 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

16 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

16 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

16 hours ago

This website uses cookies.