Kërkohet i riu, dhunoi 19- vjeçaren, procedohen penalisht dy shtetas për vepra të ndryshme penale
Një shtetase 19- vjeçare ka kallëzuar një bashkëmoshatar për përndjekje dhe dhunim. Me të marrë këtë kallëzim, policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një shtetas 20- vjeçar nga fshati Bardhaj. Paralelisht, uniformat blu njoftojnë se po punojnë për verifikimin e këtij kallëzimi të 19- vjeçares.
Policia e Malësisë së Madhe bën me dije se ka nisur procedimin penal ndaj një shtetasi, banues në Bajzë. Sipas policisë, ai u kap duke ndërtuar pa leje përkatëse një tendë me konstruksion metalik.
Ndërkohë, policia e Pukës njofton se ka nisur procedimi penal për një shtetas 35- vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka fyer dhe ka goditur një shtetas 51- vjeçar.