Kërkohet një pallat kulture – Treva e Malësisë së Madhe ndër vite ka nxjerrë emra të shquar të folklorit
Malësia e Madhe është një trevë e pasur me bukuri natyrore dhe vlera të trashëgimisë kulturore. Padyshim ajo mund të krenohet me dy prej simboleve të saj: xhubletën që mbrohet nga UNESCO dhe lahutën, instrumentin e lashtë përmes të cilit janë thurur këngët e kreshnikëve.
Ndër vite, Malësia e Madhe ka nxjerrë emra të spikatur të kulturës deri edhe kombëtare si Lukë Kaçaj, Sali Mani etj, por asnjëherë kjo trevë nuk e ka patur fatin të ketë një pallat kulture që do ta identifikonte edhe më shumë atë, por edhe për faktin se mungon një mjedis publik për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.
Bashkia e Malësisë së Madhe synon që në të ardhmen t’i japë zgjidhje edhe për faktin se kultura përbën një prioritet të saj.