Kërkoi t’i kthehet telefoni dhe kompjuteri, GJKKO refuzon Jamabër Malltezin

6feea9f3ed7949318161831730a0c5e2

6feea9f3ed7949318161831730a0c5e2

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për kthimin e telefonit, kompjuterit dhe disa materialeve të tjera shkresore. 

Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterëve dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e  Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë Malltezi është lënë në burg për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” gjatë kohës që Berisha ishte kryeministër i vendit (2005-2013).

Përveç arrestit me burg ndaj Malltezit, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj ish-kryeministrit Berisha si dhe i bllokoi pasaportën në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në kryeqytet.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal. Ndërsa dhëndri i tij akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin me nenin 287 i K.Penal”, thuhet në dosjen e SPAK.

Ndërkaq, avokatët e Berishës apeluan pak ditë më parë në Gjykatën e Apelit, vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të shkallës së parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.