6feea9f3ed7949318161831730a0c5e2
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për kthimin e telefonit, kompjuterit dhe disa materialeve të tjera shkresore.
Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterëve dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë Malltezi është lënë në burg për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” gjatë kohës që Berisha ishte kryeministër i vendit (2005-2013).
Përveç arrestit me burg ndaj Malltezit, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj ish-kryeministrit Berisha si dhe i bllokoi pasaportën në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në kryeqytet.
“Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal. Ndërsa dhëndri i tij akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin me nenin 287 i K.Penal”, thuhet në dosjen e SPAK.
Ndërkaq, avokatët e Berishës apeluan pak ditë më parë në Gjykatën e Apelit, vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të shkallës së parë.
Fitorja edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit është vetëm një tjetër pengesë që…
Qëndresa Qytetare, Instituti i Studimeve Politike dhe Komiteti i Helsinkit kanë vlerësuar si moment historik…
Stomaku është organi më i ndjeshëm në trupin tone edhe ndaj shqetësimeve më të vogla,…
Nesër Lamine Yamal do të mbushë 17 vjeç e tetë muaj. Dje me një gol…
Me kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Inter garantoi 98.5 milionë euro të ardhura…
Shkodra Elektronike, fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, po përgatitet intensivisht për…
This website uses cookies.