Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për Berishën dhe Malltezin
Apeli i Posaçëm la në fuqi masën “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Kreut të PD-së, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masave të sigurisë.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kërkuan zëvendësimin e masës të sigurisë.
Gjyqtare e çështjes, sërish Ilirjana Olldashi, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Berisha dhe dhëndri i tij.
Vendimi u mor një ditë pasi Berisha dhe dhëndri i tij, u morën të pandehur nga SPAK për çështjen Partizani.