Këshillat e mjeshtrave të muzikës, Fest 63 me risi muzikore, por edhe elementë të traditës

Në prag të Festivalit të 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, artistë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhanë disa këshilla për brezin e ri të këngëtarëve që ngjiten në skenën e festivalit.

Robert Radoja dhe Zhani Ciko, dy muzikantët që kanë qenë pjesë e disa festivaleve, por që janë edhe anëtarë të grupit këshillimor të Festivalit të 63 të Këngës në RTSH, thonë se e rrymat apo risitë e reja muzikore nuk duhet të  zhdukin elementët tradicionalë të këngës së lehtë shqiptare

“E para fillon tek fjala, te teksti, pastaj e gjallëron muzika dhe i treti është këngëtari. Ne këto i kemi kthyer përmbysë, te parin këngëtarin e të fundit teksti. Nuk është shumë i bukur. Mendimi i një poeti është më largpamës dhe përgjithësueses”, u shpreh Robert Radoja.

“Duhet të ketë ngjyrën e kohës, duhet të vijë fryma e re, por duhet që lokomotiva të tërheqë edhe vagonët që është tradita. Ky raport është shumë i rëndësishëm dhe RTSH ka mundësi t’i zbatojë të gjitha këto”, u shpreh Zhani Ciko.

Festivali i fundvitit ka nisur numërimin mbrapsht tashmë për të sjellë përmes këngëve flladin e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.