Në prag të Festivalit të 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, artistë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhanë disa këshilla për brezin e ri të këngëtarëve që ngjiten në skenën e festivalit.
Robert Radoja dhe Zhani Ciko, dy muzikantët që kanë qenë pjesë e disa festivaleve, por që janë edhe anëtarë të grupit këshillimor të Festivalit të 63 të Këngës në RTSH, thonë se e rrymat apo risitë e reja muzikore nuk duhet të zhdukin elementët tradicionalë të këngës së lehtë shqiptare
“E para fillon tek fjala, te teksti, pastaj e gjallëron muzika dhe i treti është këngëtari. Ne këto i kemi kthyer përmbysë, te parin këngëtarin e të fundit teksti. Nuk është shumë i bukur. Mendimi i një poeti është më largpamës dhe përgjithësueses”, u shpreh Robert Radoja.
“Duhet të ketë ngjyrën e kohës, duhet të vijë fryma e re, por duhet që lokomotiva të tërheqë edhe vagonët që është tradita. Ky raport është shumë i rëndësishëm dhe RTSH ka mundësi t’i zbatojë të gjitha këto”, u shpreh Zhani Ciko.
Festivali i fundvitit ka nisur numërimin mbrapsht tashmë për të sjellë përmes këngëve flladin e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë.
Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…
Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
This website uses cookies.