Këshilli Bashkiak,  mbledhja e parë  e 2025-ës / Miratohen shtesat në buxhet dhe investimet në zonat informale

keshilli bashkiak 25

Këshilli Bashkiak Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e parë  për këtë vit, gjatë së cilës u diskutuan  projektvendimet  e lidhura me ndihmën ekonomike, subvencionimet e qerave, dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri,  shtesat në buxhetin e Bashkisë , investimet në zonat informale , mbrojtjen e  Biodiversitetit , si dhe  për transferim  të disa pronave në pronësi të Bashkisë Shkodër.

Më shumë diskutime ngjalli projektvendimi për  shtesat  e fondeve në buxhetin e Bashkisë  dhe kryesisht  për  rikonstruksionin e markatës së mishit në” Rus”.

Një pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte projektvendimi përinvestimet në zonat informale, ku parashikohej shtesë fondi për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Roza Lejn”, së bashku me rrugët e tjera pranë saj, që do u shërbejë 5 mijë banorëve të zonës, të harruar ndër vite.

Pas diskutimeve , të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.