Këshilli Bashkiak për ish-konviktin / Diskutime jashtë rendit të ditës

keshilli konvikti
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër u pasua me diskutime jashtë rendit të ditës lidhur me problemin e ish-konviktit “Safet Spahiu”, që pritet t’i kalohet shoqërisë aksionere të Ujësjellës – Kanalizimeve .
Këshilltari Florian Bjanku kërkoi sqarime lidhur me arsyen e mos dhënies me të drejtë parablerje pronarit të vjetër të truallit , bazuar në ligjin për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Njëkohësisht, Bjanku theksoi se ndërtesës i është ndryshuar destinacioni, ndaj duhet marrë në konsideratë pretendimi i familjes Shiroka.
Lidhur me çështjen e ngritur, Kryetari i Këshillit Bashkiak ,Oltion Luli, kërkoi nga këshilltari Bjanku që të ushtronte tagrin si anëtar i komisionit të çështjeve ligjore për të dhënë rekomandimet përkatëse.
Përfaqësuesja e zyrës juridike pranë Bashkisë Shkodër, Brikena Mjeda, u shpreh se nuk jemi në kushtet e shqyrtimit të kërkesë së pronarit të truallit, pasi bashkia nuk ka hequr dorë nga kjo pronë.