Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Dialogu qeveri-sipërmarrje, rruga më efikase për rritjen e bashkëpunimit

44b78aa65e6246879a5acaf77aedefa8

44b78aa65e6246879a5acaf77aedefa8

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët më efikase për të rritur bashkëpunimin e për të ndërmarrë politika në ekonomi dhe biznes.

Kreu i qeverisë u shpreh se Këshilli është një instrument për të adresuar problemet, për të diskutuar për mënyrën e qasjes ndaj sfidave dhe ndërvepruar me sektorin privat dhe institucionet e tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë dhe mundësitë ende të pashfrytëzuara që ka vendi.

Këshilli është një instrument për të adresuar bashkërisht problemet, për të diskutuar për mënyrën si duhet t’i qasemi sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe institucionet e tjera të pavarura në mënyrë që procesi i rritjes të jetë proces që të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë dhe mundësitë ende të pashfrytëzuara që kemi”, tha Rama.

Ky i fundit ka bërë një panoramë të arritjeve nga qeveria gjatë vitit 2023, ku veçoi turizmin dhe ekonominë si dy sektorët të cilët shënuan një rritje të jashtëzakonshme.

Kemi arsye për tu ndjerë optimist për të nesërmen dhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për tu bërë, në mënyrë që edhe viti ku jemi dhe 2025-a të vazhdojnë të na japin progresin e 2023-shit.

Është diçka që e thonë të gjithë, që vitit 2023 ishte i mirë për ekonominë shqiptare dhe ishte vit i jashtëzakonshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri. Duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove, duke bërë që numri i turistëve të jetë më shumë se 3-fishi i popullsisë rezidente në Shqipëri. Duke bërë që e gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë të reflektohet dhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë në 10.5%.

2023-shi ishte viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte dhe po ashtu dhe një vit që na dha progres të mëtejshëm në hapjen e ekonomisë sonë në rajon dhe më gjerë, me eksporte të rritura dhe interes të rritur të investitorëve të huaj sidomos në fushën e energjisë dhe turizmit për të investuar në Shqipëri”, tha ai.

Këshillit Ekonomik Kombëtar ka për qëllim institucionalizimin e dialogut mes qeverisë dhe sipërmarrjes, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit duke hedhur bazat e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe në përgjigje të kërkesave të një tregu dinamik. KEK do të garantojë bashkëpunimin institucional dhe partneritetin publik-privat për zhvillimin e politikave ekonomike, për garantimin e dialogut dhe këshillimin ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, për rritjen e transparencës në vendimmarrjen politike të qeverisjes dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces.

Këshilli Ekonomik Kombëtar, mblidhet nën përgjegjësinë e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe kryesohet nga Kryeministri. Bëjnë pjesë në këshill, personalitete të ekonomisë kombëtare dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit e shoqatave të biznesit. Në mbledhjet e këtij këshilli marrin gjithashtu pjesë si të ftuar përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të rëndësishme, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe drejtorë të rëndësishëm që kanë ndikim në sistemin e ekonomisë dhe në sistemin fiskal.

Këshilli Ekonomik Kombëtar do të vazhdojë të ushtrojë të gjitha funksionet që ka në bazë të ligjit, duke qenë Këshilltari më i mirë ekonomik i Kryeministrit për politikat ekonomike. KEK do të ndërmarrë nisma për rishikimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit më konkretisht nëpërmjet:

Identifikimit të nismave ligjore për lehtësimin e rregullave dhe procedurave të sipërmarrjes për ushtrimin e aktivitetit;

Përgatitjes së informacioneve orientuese dhe edukuese për biznesin në sferën e mbështetjes dhe lehtësimit të sipërmarrjes, për përmirësimin e qëndrueshëm të klimës së biznesit;

Garantimit të bashkëpunimit institucional të partneritetit publik-privat për zhvillimin e politikave për garantimin e dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat;

Dialogut me biznesin për përgatitjen e tij në procesin e Integrimit Europian.

Këshilli, i miratuar nga Kryetari do të trajtojë çështjet e evidentuara, një herë në muaj. Në ndihmë të kësaj vijnë Komisionet Sektoriale të cilët mund të mblidhen cdo javë ose çdo dy javë për të diskutuar çështjet në shqyrtim, si dhe Grupet Teknike të punës, të cilat mblidhen 3 herë javë ose sa here të jetë e nevojshme, për sektorët e çështjeve të caktuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.