Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Synojmë të çojmë në 4 mld euro investimet e huaja

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Standard&Poor’s e ka ngritur Shqipërinë në majën më të lartë me vlerësimin për financat publike dhe uljen e mëtejshme të borxhit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua mbi politikat që po ndërmerren për të mbështetur më tej ekonominë dhe bizneset, Rama u shpreh ekonomia po kalon në fazë pozitive zhvillimi.

Kreu i qeverisë shprehu ndër të tjera ambicien se Shqipëria ka potencial për rritje të mëtejshme të investimeve të huaja, duke e çuar shifrën në 4 miliardë euro.

“Hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër kur kemi një të dhënë të fundit të BSH për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja që për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit nga 1 mld euro në 1.5 mld euro.

Ne kemi potencial për rritje të mëtejshme të këtyre investimeve. Synimi ynë të ngjitemi në 2.5.-3-4 mld euro.

I kemi të gjitha mundësitë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv nga Standard & Pour’s. Nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në 2B+”, tha Rama.

Ky i fundit shtoi se procesi i integrimit në BE me fazën e negociatave ngarkon me përgjegjësi të reja sistemin e organizimit të Shqipërisë.

Projektligji i ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare, projektligj i vonuar për shumë vite, duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në dhomën ekonomike kombëtare sikurse e kanë të gjithë vendet demokratike. Nevojat e sipërmarrjes janë shumë më ndryshe se më parë, nga ana jonë kemi të vetëdijshëm se procesi i integrimit në BE me fazën e negociatave ngarkon me përgjegjësi të reja sistemin e organizimit të Shqipërisë. Pushteti ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ kanë detyrat e tyre që duhet të përmbushin”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.