Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Standard&Poor’s e ka ngritur Shqipërinë në majën më të lartë me vlerësimin për financat publike dhe uljen e mëtejshme të borxhit.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua mbi politikat që po ndërmerren për të mbështetur më tej ekonominë dhe bizneset, Rama u shpreh ekonomia po kalon në fazë pozitive zhvillimi.
Kreu i qeverisë shprehu ndër të tjera ambicien se Shqipëria ka potencial për rritje të mëtejshme të investimeve të huaja, duke e çuar shifrën në 4 miliardë euro.
“Hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër kur kemi një të dhënë të fundit të BSH për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja që për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit nga 1 mld euro në 1.5 mld euro.
Ne kemi potencial për rritje të mëtejshme të këtyre investimeve. Synimi ynë të ngjitemi në 2.5.-3-4 mld euro.
I kemi të gjitha mundësitë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv nga Standard & Pour’s. Nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në 2B+”, tha Rama.
Ky i fundit shtoi se procesi i integrimit në BE me fazën e negociatave ngarkon me përgjegjësi të reja sistemin e organizimit të Shqipërisë.
“Projektligji i ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare, projektligj i vonuar për shumë vite, duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në dhomën ekonomike kombëtare sikurse e kanë të gjithë vendet demokratike. Nevojat e sipërmarrjes janë shumë më ndryshe se më parë, nga ana jonë kemi të vetëdijshëm se procesi i integrimit në BE me fazën e negociatave ngarkon me përgjegjësi të reja sistemin e organizimit të Shqipërisë. Pushteti ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ kanë detyrat e tyre që duhet të përmbushin”, tha ai.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.