Këshilli Evropian: Shqipëria hap grupkapitujt e negociatave për anëtarësimin në BE

Takimi i dytë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror u mbajt të martën në Luksemburg, sipas një deklarate të Këshillit Evropian.

Delegacioni i BE-së u kryesua nga Peter Szijjarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në emër të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Takimi shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grupkapitullin 1 – Themeloret, përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave:

  • Funksionimi i institucioneve demokratike
  • Reforma e administratës publike
  • Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
  • Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
  • Kriteret ekonomike
  • Kapitulli 5 – Prokurimi publik
  • Kapitulli 18 – Statistikat
  • Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

BE-ja vendosi gjithashtu standarde të përkohshme, si në nivelin horizontal për grupin, ashtu edhe për kapitujt 23 dhe 24 (kapitujt e sundimit të ligjit) që do të duhej të përmbusheshin përpara se të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të këtij grupi.
Përveç kësaj, BE-ja vendosi standarde për mbylljen e përkohshme të kapitujve 5, 18 dhe 32.

Shqipëria po ecën mirë në procesin e anëtarësimit dhe me hapjen e kapitujve të parë, themelorë në negociatat e anëtarësimit në BE, vendi ka arritur një tjetër moment historik të rëndësishëm në përpjekjet e tij për zgjerim. Një nga prioritetet kryesore të presidencës hungareze është avancimi i zgjerimit të BE-së, pasi Bashkimi Evropian kërkon një vrull të rinovuar, energji të freskët dhe perspektiva të reja, të cilat Ballkani Perëndimor mund t’i ofrojë. Mezi pres përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE-së”, deklaroi Peter Szijarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në emër të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Monitorimi i progresit në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane do të vazhdojë gjatë gjithë negociatave.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt e negociatave ndahen në gjashtë grupime tematike:

  • Themeloret
  • Tregu i brendshëm
  • Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse
  • Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme
  • Burimet, bujqësia dhe kohezioni
  • Marrëdhëniet e jashtme

Negociatat për grupin Themelore janë të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.