Pasi Këshilli i Ambasadorëve Amerikan botoi një raport pas vizitës fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ambasadori Phipip Hughes ka deklaruar se këto tre vende kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por përballen me sfida nga ndërhyrjet politike të fqinjve të tyre apo në rastin e Shqipërisë nga kriminaliteti dhe korrupsioni dhe mungesa e një demokracie të mirëfilltë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hughes po ashtu foli për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të shpallur person non-grata ish-kryeministrin, Sali Berisha.
“Na ka bërë përshtypje të thellë përparimi që Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bërë që nga shpallja e pavarësisë së tyre dhe përparimin që ka bërë Shqipëria, që nga përmbysja e regjimit brutal të Enver Hoxhës dhe rilindja si shtet demokratik. Njëkohësisht, na bëri përshtypje ndikimi i madh i fqinjëve në politikat e këtyre tre shteteve – rolin e madh që Serbia luan në skenën politike të Kosovës, rolin e madh që Bullgaria luan në skenën politike të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria e cila, siç e kuptuam, ka detyrim kushtetues të përkujdeset për mirëqenien e shqiptarëve jashtë kufijve të saj. U befasuam me aspiratën e këtyre shteteve për t’u bërë pjesëmarrës të plotë të komunitetit Euro-Atlantik dhe përparimit që kanë bërë për të realizuar këto qëllime. Njëkohësisht, në secilin rast, ato kanë pengesa për integrim në BE dhe në rastin e Kosovës edhe në NATO. Në rastin e Shqipërisë, çështjet e korrupsionit dhe kriminalitetit në njërën anë dhe problemet me një qeverisje të mirëfilltë demokratike nga anën tjetër, janë pengesa të shkaktuara nga vetë klasa politike e , Shqipërisë, që ky vend duhet t’i tejkalojë”, ka deklaruar ai.
Sakaq, ambasadori shpreson që edhe Kosova të kalojë pragun dhe të anëtarësohet në BE dhe NATO.
“Mendoj se mbetet shumë i rëndësishëm, sepse është një rajon që po bën përparim demokratik dhe ekonomik. Shpresoj që edhe Kosova një ditë të kalojë pragun dhe të anëtarësohet jo vetëm në BE, por në NATO për ta plotësuar praninë e aleancës në këtë pjesë të botës. Por nga përvoja ime, Shteteve të Bashkuara shpesh u duhet të përballen me çështje urgjente, dhe kjo shkakton vonesa në trajtimin e çështjeve të tjera të rëndësishme. Gjatë viteve ’90, konfliktet në Ballkan ishin kriza të menjëhershme. Tani ato nuk janë të tilla, por mund të bëhen sërish pjesë e një krize të menjëhershme, nëse konflikti në Ukrainë ka një përfundim të keq për ukrainasit, ose nëse Rusia vazhdon agresionin, apo në rastin ekstrem, synon të vërë në provë Nenin 5 të traktatit të NATO-s, në përpjekje për të thyer aleancën. Prandaj ky rajon duhet të ketë vëmendje politike të vazhdueshme dhe përparësi nga Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar ambasadori Hughes.
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…
Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…
Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…
This website uses cookies.