Këshilli i Emërimeve në Drejtësi- Presidenti hedh shortin publik, zgjidhen 9 anëtarët e rinj

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi

Qëkur hyri në fuqi Reforma në Drejtësi, presidentit të Republikës i është besuar organizimi i shortit publik për zgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimëve në Drejtësi.

Çdo fillim dhjetori ky Këshill rinovohet në përbërje me prokurorë e gjyqtarë që vijnë si propozime nga Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Apelit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i pavarur që verifikon përmbushjen e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Ky Këshill do të jetë hera e pare që pas krijimit që do të ketë një vit të qetë për shkak se vendet në Gjykatën Kushtetuese dhe pozicioni i Inspektorit të Lartë të Drejtesisë janë plotësuar.

Nga hedhja e goglave në shortin e rastësishëm rezultoi se anëtarët e rinj te KED-së janë nga Gjykata Kushtetuese.

Elsa Toska , anëtare që rizgjidhet në këtë post, ndërsa Sonila Bejtja dhe Marjana Semini do të jenë anëtarë për herë të parë.

Po kështu nga Gjykata e Larta u zgjodhen dy emra të rinj, Sokol Ngresi që do të jetë edhe kryetar i KED-së dhe Dariel Sina si anëtar zëvendësues.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alma Muca, anëtare dhe Arqilea Koca si zëvendësuese.

Nga GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

IRENA BRAHIMI-ANËTARE

ALTINA NASUFI-ANËTARE

ILIRJANA OLLDASHI-ZËVENDËSUESE

PROKURORIA E APELIT TË JURDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

LAZËR ÇARDAKU-ANËTAR

GENTI XHOLI-ANËTAR

IRMA BALLI-ZËVENDËSUESE

GJYKATA ADMINISTRATIVE

RAMIZ LALA-ANËTAR

BESART KAÇKINI-ZËVENDËSUES

Ky është Këshilli i shtatë që zgjidhet që nga hyrja në fuqi e ligjeve të Reformës në drejtesi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.