Këshilli i Evropës diskuton sot për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës
Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të diskutojë ditën e sotme (27 mars) aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, më 20 mars 2024 përfundoi përpilimin e një raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku do të parashtrohet sot para europarlamentarëve.
Sipas raportit thuhet se “Asambleja Parlamentare pret që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa thelbësorë dhe të prekshëm me synimin për themelimin e Asociacionit sa më shpejt të jetë e mundur”.
Gjithashtu në nga kushtet për anëtarësimin në KiE është edhe thirrja që “qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa thelbësorë dhe të prekshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Në pikën 17.1 të këtij raporti, sipas Bakoyannis, Kosova duhet të pranohet në KiE me emrin “Kosovo” pa parafjalën “Republikë”.
Që prej 1999 në Prishtinë ndodhet zyra e Këshillit të Evropës, që zhvillon aktivitetet e saj të bashkëpunimit në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë. Që atëherë Zyra ka lehtësuar vazhdimisht ofrimin e programeve të rëndësishme të mbështetjes drejt realizimit të standardeve të Këshillit të Evropës në praktikë për të gjithë njerëzit, duke ndihmuar institucionet kyçe në procesin e reformave të tyre demokratike.