Protesta e demokrateve 18
Ka nisur para Kryesisë së Kuvendit protesta e demokratëve, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit i është bashkuar protestuesve, ndërsa tubimi vjen teksa Këshilli i Mandateve është mblidhur për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që kërkon autorizimin që do t’i hapte rrugë caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën.
Në një deklaratë për mediat para nisjes së protestës, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi kërkesën e SPAK dhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, si shkelje të Kushtetutës. Ish-kryeministri tha se sot nis “beteja e demokratëve në rrugë”, duke paralajmëruar për protesta të gjata.
Berisha po hetohet në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa akuzat ndaj tij i ka konsideruar si “absurde”. Ai refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore pasi, sipas tij, ishte në shkelje të Kushtetutës. Sipas Berishës, masa e sigurisë ndaj tij nuk mund të vendosej pa autorizimin e Kuvendit.
Lajmi po përditësohet…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.