Këshilli i Qarkut miraton buxhetin 2025 – Ndou: Fokusi tek nevojat që kanë banorët e qarkut Shkodër

keshilli i qarkut buxheti

Këshilli i Qarkut Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2025 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2025-2027.

Unanimisht, anëtarët votuan buxhetin e ri që parashikon një sërë investimesh në 5 bashkitë e qarkut, zbatimin e projekteve të reja dhe një kalendar aktivitetesh social – kulturore, që në qëndër të tyre kanë komunitetin dhe nevojat që ka territori.

Në fjalën e tij,  kryetari i Këshillit të Qarkut, Edmond Ndou,  duke përmendur një pjesë të këtyre projekteve, theksoi se prioritet kryesor i punës së institucionit që ai drejton do të jenë nevojat e qytetarëve.

Përgjatë këtij viti janë zbatuar një sërë projektesh të rëndësishme dhe ky model do të ndiqet në vazhdimësi edhe për vitet e ardhshme,  tha në mbyllje të fjalës së tij.

Ndou falenderoi kryebashkiakët dhe të gjithë anëtarët e qarkut për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.