Këshilli i Qarkut Shkodër do të drejtohet nga Edmond Ndou
Këshilli i Qarkut Shkodër pritet të drejtohet nga socialistët, pas dorëheqjes së kryetares , Marina Duhani. Pas drejtimit të këtij këshilli, prej më pak se një viti, Duhani pritet të emërohet në një tjetër institucion në Tiranë, ndërkohë që është dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Socialistët kanë gati procedurat dhe emrin që do ta pasojë Duhanin në krye të Këshillit të Qarkut Shkodër. Kryetari i ri do të jetë Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në Këshillin Bashkiak Shkodër dhe një ndër figurat politike që ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në Shkodër, në sektorin publik e privat. I diplomuar për drejtësi, Ndou ka drejtuar Hipotekën në Shkodër, ka qenë këshilltar i kryetarit të Bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.