Këshilli i Sigurimit, Rama: Rusia s’mund të përdorë Kosovën si pretekst për rrëmbim territoresh

rama 20.9

rama 20.9

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Kryeministri Edi Rama, i cili drejtoi Debatin e Hapur të Nivelit të lartë, tha se Rusia nuk mund të përdorë Kosovën si pretekst për të “rrëmbyer” territore në Ukrainë.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Rusia, apo edhe kombe të tjera, janë përpjekur ta përdorin apo keqpërdorin realitetet e ndryshuara në Ballkanin Perëndimor “për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale”.

Rama theksoi se, pavarësisht këtyre përpjekjeve, Pavarësia e Kosovës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Abuzimi i përdorimit të vetos e ka mbajtur peng këtë Këshill Sigurimi, por nuk e ka bërë të heshtë. Vlerat e rregulat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë , përfshirë edhe për autorët. Historia ka treguar se ata që kanë para l7uftën si rrugë për të arritur qëllimet e tyre, në fakt kanë përfunduar duke u penduar. Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo keqpërdorin realitetet e ndryshuara në Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë. Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, Pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në Rajonin tonë sot është e prekshme, ka të bëjë së pari me mësimet e nxjerra në mënyrë efikase për të harruar të shkuarën e për të formësuar një të ardhme të përbashkët përmes bashkëpunimit e jo përçarjes”, u shpreh Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.