Këshilli Ndërfetar kundër, kontestohet projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”
Projektligji për shëndetin riprodhues duhet të mos shqyrtohet. Kjo është kërkesa që Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë kërkon përmes letrës së dërguar në instancat më të larta në vend. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore, Dom Mark Pashka, ka argumentuar kërkesën ë bërë duke kërkuar po ashtu që Këshilli Ndërfetar të jetë pjesë e dëgjesave dhe konsultimeve.
Ky projekt ligj është bërë pa këshillim të komuniteteve fetare.
Këshilli Ndërfetar sjell në vëmendje pasojat që ky projekt ligj ka jo vetëm në anën jurudijke, por edhe atë shëndetësore sociale dhe teologjike.