Categories: LajmePolitikë

Këshilli për Integrimin, ambasadori i BE: Të zgjidhen me urgjencë Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Zgjerim

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka kërkuar në mënyrë “urgjente” emërimin e Avokatit të ri të Popullit dhe Komisionerit për Zgjerim, pasi mandati i atyre aktual ka përfunduar.

Në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, Gonzato tha se emërimi i tyre është i vonuar, duke kërkuar vullnet politik për zgjidhjen e ngërçeve të mundshme.

Ne vijojmë me monitorimin e reformës në drejtësi, zbatimin e saj. Ka disa çështje që kërkojnë vëmendjen tonë. Efikasiteti i gjyqësorit vazhdon të mbetet sfida kryesore sepse çështjet e mbartura në gjykata kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe ne kemi sjellë nevojën për një udhërrëfyes sesi mund të ulet numri i çështjeve të prapambetura. Pavarësia e gjyqësorit është themelore që fillon me një sistem të fortë vetëqeverisës.

Kjo duhet aplikuar në të gjitha nivelet e drejtësisë, përfshirë edhe emërimet e anëtarëve që nuk vijnë nga sistemi gjyqësor. Transparenca, meritokracia dhe integriteti i të gjithë kandidatëve duhet të sigurohet. Ne presim jo vetëm punë të fortë, por edhe vullnet të fortë politikë që të tejkalohen bllokimet e ndryshme potenciale që ekzistojnë dhe kjo është urgjente sepse mandati i dy krerëve ka mbaruar tashmë në vitin 2023. Ka nevojë urgjente nga Parlamenti për të trajtuar me emërimet tashmë të vonuara të Avokatit të Popullit dhe Komisionerit Anti-Diskriminim që si institucione luajnë një rol të rëndësishëm dhe vonesa e tyre dobëson këto institucione”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

13 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

13 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

13 hours ago

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…

14 hours ago

Festa në pedonale e “Don Boskos” – Dom Arben Gila: Në fokus edukimi i të rinjve

Prej  vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…

14 hours ago

E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…

14 hours ago

This website uses cookies.