Këshilli për Mandatet/ Rrëzohet kërkesa e Gjokutajt për pezullim të seancës. Kraja: Berisha ka kryer veprime të jashtëligjshme

Gjokutajt

Gjokutajt

Ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në nisje të mbledhjes, avokati përfaqësues i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutajt ka kërkuar anulimin e mbledhjes. AI u shpreh se Kushtetuesja është i vetmi organ që ka kompetencën për interpretimin e normave kushtetuese.

Ne kërkojmë që ju ta pezulloni ose shtyni këtë seancë. Ne mendojmë se Gjykata Kushtetuese prevalon si organ i vetëm që ka kompetencën për interpretimin e normave kushtetuese”, tha Gjokutaj, kërkesë e të cilit u hodh poshtë nga Partia Socialiste.

Nuk jemi në rastet e pezullimit të seancës. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkuesit e çështjes. Duhet të vazhdojmë me seancën sipas rregullores së Kuvendit. Do kemi vendimmarrje të këshillit”, tha Nikolla.

Vetë Berisha nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme, duke e konsideruar mbledhjen si antikushtetuese. Ai sikurse e bëri me dije në një komunikim për media, ka dalë në protestë për kundërshtimin e kërkesës së SPAK dhe mbledhjes së Këshillit për Mandatet.

Prokurori i SPAK, Arben Kraja deklaroi në mbledhje se SPAK ka nisur procedim penal ndaj ish-kryeministrit dhe se nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se  Berisha ka kryer veprime të jashtëligjshme.

Nga hetimet është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Sali Berisha ka kryer veprime të jashtëligjshme dhe se ai ka konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv, duke sjellë përfitime për veten dhe të tjerët.

Përfitimi është marrë nga Jamarbër Malltezi. Prokuroria e Posaçme ka nisur procedim penal ndaj Sali Berishës. SPAK i është drejtuar GJKKO-së për masën e sigurimit personal,  detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke caktuar masat e sigurimit personal.

Më pas GJKKO ka vendosur vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues duke u urdhëruar që Berisha të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të ccdo muai ora 10:00 para oficerit të policisë ligjore dhe ndalim për dalje jashtë shtetit. Ekziston dyshimi se Berisha ka kryer “korrupsion pasiv”“, tha Kraja.

Në mbledhjen e Këshillit për Mandatet marrin pjesë përfaqësues të prokurorisë dhe avokatët e Berishës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.