Keshilli Qarkut Shkodër, fitues i projektit “Smartmobair” – Synohet Mobilitet i Zgjuar në Zonat Urbane
Këshilli Qarkut Shkodër ka njoftuar se është fitues i një projekti shumë të rëndësishëm përsa i përket mobilitetit.
“Projekti Smartmobair, Transformimi i Mobilitetit Urban në Rajonin Adriatik-Jon” projekt i fituar nga Keshilli i qarkut Shkoder!
Me datat 14 dhe 15 tetor 2024, u zhvillua në Trieste, takimi kick-off për projektin “Smartmobair”. Mobiliteti i Zgjuar në Zonat Urbane të Rajonit Adriatik-Jon”. Ky projekt, i udhëhequr nga Area Science Park në Trieste, është miratuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit Interreg Adrion dhe përfshin një partneritet të gjerë me institucione dhe autoritete lokale nga Shqipëria, Italia, Sllovenia, Greqia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.
Qëllimi i Projektit
Smartmobair synon të zhvillojë dhe testojë zgjidhje të mençura për mobilitetin urban, duke adresuar sfidat e përbashkëta në rajon, siç janë qarkullimi i mjeteve të transportit të vjetruara dhe mungesa e të dhënave për planifikimin e qëndrueshëm. Me një buxhet total prej 98,494 euro, projekti do të zbatohet në një periudhë 36-mujore.
Veprimtaria e Takimit
Gjatë takimit kick-off, partnerët diskutuan hapat strategjikë për përgatitjen, planifikimin dhe zbatimin e projektit. U theksua rëndësia e krijimit të zgjidhjeve inovative dhe të qëndrueshme që i përgjigjen nevojave të qytetarëve, duke përfshirë përdorimin e teknologjive të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese. Po ashtu, u vendos që të realizohet një veprim pilot në çdo territor të përfshirë, duke ndihmuar në menaxhimin inteligjent të trafikut dhe përmirësimin e sistemeve të mobilitetit.
Bashkëveprimi
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues te të gjitha institucioneve partnere, duke përfshirë Këshillin e Qarkut Shkodër, të cilët përveç sa më sipër, paraqiten në panel kushtet specifike në të cilat do të zhvillohet ky projekt dhe nevojave të çdo territori si dhe ndanë eksperiencat dhe strategjitë e tyre për të siguruar një rritëm të përbashkët pune në implementim të suksesshëm të projektit, Smartmobair që ka për qëllim të transformojë mënyrën se si qytetarët e zonës Adriatik-Jon udhëtojnë dhe të kontribuojë në një të ardhme më të qëndrueshme për mobilitetin urban.