Këshilltari i Zelenskyt: Bashkëprodhimi i municioneve dhe për sigurinë tuaj

Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskit, ka bërë të ditur detajet e Samitit për Ukrainën të mbajtur në Tiranë.

Në një intervistë për Tirananeës, Zhovkva është shprehur se “ky Samit ishte një sukses i vërtetë. Më lejoni t’ju kujtoj se ky ishte samiti i dytë i një formati të tillë”.

“Samiti i parë u mbajt vitin e kaluar në Athinë dhe këtë herë në Tiranë, midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Juglindor. Në këtë format për ne ishte shumë e rëndësishme të ishim në Tiranë dhe të takoheshim me udhëheqësit. Presidenti Zelensky pati mundësinë të takonte personalisht liderët e rajonit dhe të fliste me secilin prej tyre për çështje shumë të rëndësishme. Midis çështjeve që u diskutuan në Samit që më pas u pasqyruan në një deklaratë të miratuar ishte sigurisht çështja e vendosjes së paqes në Ukrainë. Ne diskutuam për formulën e paqes dhe Samitin e Paqes që do të mbahet në Zvicër. Sigurisht që diskutuam se si mund të bashkojmë përpjekjet për integrimin në Bashkimin evropian”, është shprehur ai.

Zhovkva shtoi se “në Ukrainë ndonjëherë dëgjojmë se ekziston një mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me ritmin e integrimit të secilit vend në BE. Rezultoi se kjo ishte diçka krejt e pavërtetë sepse kur presidenti Zelenski foli me kryeministrin e Shqipërisë apo me udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut apo me presidentin e Malit të Zi secili prej tyre mbështeti përpjekjet e Ukrainës drejt integrimit në BE, si dhe hapat e ardhshëm të Ukrainës për të miratuar në kuadrin e negociatave për Ukrainën. Pra e kuptojmë qartazi se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor. Nga ana jonë, ne mbështesim integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbështesin Ukrainën”.

Në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë u hodh edhe ideja e bashkëprodhimit të fishekëve mes Ukrainës dhe Shqipërisë.

“Ne e kemi ndjerë menjëherë mbështetjen e kryeministrit tuaj, të vendit tuaj dhe të popullit tuaj ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas që prej fillimit të agresionit të hapur të Rusisë. Faleminderit për mbështetjen humanitare dhe për mbështetjen e njerëzve tanë. Ajo çfarë kupton çdo vend në rajonin e Evropës dhe sigurisht përfshirë këtu Shqipërinë dhe kryeministrin shqiptar, është se në ditët e sotme duhet të kontrollojmë sigurinë, cilat janë kushtet e sistemit të sigurisë në vendet tona. Por Ukraina po lufton me drejtësi dhe po e ndalon agresionin të avancojë më tej në vendet evropiane. Ne do ta bëjmë këtë gjë duke përdorur armët tuaja, artilerinë tuaj dhe municionet tuaja. Por ajo që është e rëndësishme është nisja e këtij bashkëprodhimi. Nisja e këtij prodhimi shtesë që është i nevojshëm jo vetëm për Ukrainën, por dhe për vendet e tjera. Kjo sepse çdo vend duhet të kontrollojë zhvillimet në sigurinë, ushtrinë dhe mbrojtjen e tyre. Duke ndërlidhur dhe bashkuar përpjekjet tona ne do ta bëjmë këtë gjë edhe më efektive. Po ne do të prodhojmë armë dhe municione të reja për të cilat Ukraina ka nevojë në fushëbetejë, por në fund të fundit, vendet tuaja do të kenë nevojë për këto armatime për të qenë më të mbrojtur, më të përgatitur”, deklaron Zhovkva.

Gjithashtu, këshilltari i Zelenskit u shpreh se i pëlqeu shumë Tirana si një qytet i pastër dhe shpreson të rikthehet sërish.  “Më pëlqeu. Më kujtoi disa qytete të Ukrainës Perëndimore, si dhe disa qytete në Krime. Një qytet i bukur, i pastër, me njerëz miqësorë. Do të doja të kisha përsëri mundësi të vizitoja kryeqytetin tuaj dhe të kaloja më shumë kohë në vendin tuaj të mrekullueshëm”, deklaron Igor Zhovkva.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

5 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

5 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

5 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

6 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

6 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

6 hours ago

This website uses cookies.