Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës ndalohet në kufirin e Serbisë, Kurti: Sh…

Keshilltarja e kryeministrit te Kosoves ndalohet ne kufirin e Serbise

Keshilltarja e kryeministrit te Kosoves ndalohet ne kufirin e Serbise

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës ndalohet në kufirin e Serbisë, Kurti: Shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes

Zyra e shtypit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me ndalimin e Këshilltares për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani nga policia kufitare e Serbisë.

Sipas njoftimit për shtyp, Kurti ka kërkuar nga Serbia që të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes. Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare”,- thuhet në deklaratën për shtyp të zyrës së kryeministrit.

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën edhe shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes.

“Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin ‘pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve’ që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”,- citon zyra e kryeministrit raportin e Komitetit të Helsinkit.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.