Këshilluesja e dashurisë dhe intimitetit: Të mos kemi turp nga pjesë të ndryshme të trupit tonë
Sofiana Filipi, këshilluese dashurie dhe intimiteti, ka folur në emisionin “Jetë Shqiptare” duke treguar rëndësinë që ka edukimi seksual që në moshë të hershme në shkolla, si një mënyrë për të parandaluar abuzimet seksuale.
Filipi tha se është e rëndësishme që të flitet hapur dhe të mos jesh i gjykuar, teksa theksoi se nevojitet që edhe fëmijët të mësohen që të mos kenë turp nga pjesë të ndryshme të trupit.
“Fëmijëria dhe mosha e adoleshencës lënë gjurmë shumë të mëdha në mënyrën si sillemi më pas me partnerin apo veten. Duhet të punojmë shumë të heqim pak atë gjurmën dhe të dalim te ajo që është autentike për çdo individ. Në Shqipëri nuk është se ka tendenca për ta ndryshuar personin apo për të bërë një lloj propagande. Edukimi seksual është gjatë gjithë jetën. Hapësira që të flasësh hapur, që mund të mos jesh i gjykuar, të flasësh me profesionistë është shumë e rëndësishme. Ka filluar një tendencë shumë erë që njeriun ta shohë si një individ të plotësuar dhe jo të ndarë në copë dhe nëse fillojmë që fëmijë të mos kemi turp nga vetja dhe pjesë të ndryshme të trupit tonë, por të jemi të hapur dhe të flasim”, tha ajo.