Këto janë ushqimet të cilat falsifikohen më shpesh
Ushqimi i falsifikuar është një industri shumë miliarda dollarësh. Çdo ditë, konsumatorët mashtrohen të blejnë ushqime të etiketuara dhe të falsifikuara pa e vënë re. Jo vetëm që këto produkte janë të një cilësie më të dobët, por disa mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.
Vaj ulliri – Ka pasur raste kur vaji i ullirit është përzier me sojë ose vaj vegjetal dhe lloji më i zakonshëm është vaji i ullirit i etiketuar si “ekstra i virgjër” që nuk i plotëson kërkesat. Disa vite më parë, studimet vërtetuan se ky është rasti me mbi 60% të markave që shesin vaj ulliri ekstra të virgjër në SHBA.
Mjalti – Disa produkte të shitura si mjaltë përfshijnë një sërë aditivësh, nga sakaroza deri te shurupi i misrit. Ky falsifikimi është bërë për t’i shtuar më shumë volum dhe ëmbëlsi mjaltit dhe rrjedhimisht uljen e kostove dhe rritjen e fitimit.
Vera – Vera e falsifikuar daton që nga Roma e lashtë dhe mbetet një problem në disa pjesë të botës. Nga falsifikimi i verërave, duke përfshirë kimikatet e shtuara, te shishet dhe etiketat, mashtrimi i verërave është një biznes i madh. Identifikimi i verës së falsifikuar mund të jetë i ndërlikuar, por blerja nga tregtarët me reputacion mund të ndihmojë në uljen e rrezikut.
Tartufi – Tartufi është një ndër ushqime më të shtrenjta. Disa lloje të tartufit shiten për mijëra dollarë për kilogram, ndërsa të tjerat janë shumë më të lira. Ndonjëherë këto versione më të lira shiten si varietetet më të shtrenjta. Problemi i madh është se është e vështirë t’i dallosh ato.
Mish – Ka pasur disa skandale të mishit të rremë gjatë viteve. Për shembull, në vitin 2013 pati një skandal të madh rreth përdorimit të mishit të kalit në vend të mishit të grirë në Evropë. Mënyra e vetme për të shmangur konsumimin e mishit të falsifikuar është të mos konsumoni produkte të përpunuara të mishit dhe të blini nga një kasap i besuar.
Kafeja – Kafeja e bluar mund të falsifikohet me të gjitha llojet e produkteve, duke përfshirë misër të pjekur etj.
Piper i zi – Ashtu si kafeja edhe piperi i zi falsifikohet lehtë. Të gjitha llojet e produkteve janë gjetur të përziera në piper të zi, duke përfshirë farat e papajas, manaferrat e dëllinjës dhe bishtat e piperit.
Qumësht – Qumështi ndonjëherë mund të falsifikohet, veçanërisht me ujë. Por pirja e qumështit të përzier me ujë nuk është më e keqja që mund të ndodhë. Ka pasur raste kur qumështi i falsifikuar ka pasur pasoja katastrofike.
Shafran – Shafrani i vërtetë është shumë i shtrenjtë. Si e tillë, kjo erëz shpesh falsifikohet (kryesisht në formën e saj pluhur) duke përzier lule të thata, qepë dhe ngjyrosje. Si i tillë, është gjithmonë më mirë të blini shafran me fije të plota.
Havjar –Si një nga shijet më të shtrenjta në botë, havjar i nivelit të ulët ndonjëherë etiketohet gabimisht si një produkt premium dhe shitet me një çmim të lartë.