KF Shiroka, barazim me malazezët – Trajneri Axhani, kërkon më shumë nga skuadra e tij e Kategorisë së Tretë
Klubit i Futbollit Shiroka, pjesë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së tretë ka zhvilluar një miqësore përgatitore me ekipin Arsenal Tivat, konkurues në kategorinë e Superligës në kampionatin e Malit të Zi. E gjithë ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1 me 1, me dy gola të shënuar nga një pë rpjesë loje. Fillimisht kanë qënë miqtë nga Mali i Zi, të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me autor Kroshelan, ndërkohë që në pjesën e dytë Klubi i Futbollit Shiroka ka barazuar me anë të Isack, i cili ui tregua i saktë nga pika e penalltisë së akorduar në favor të skuadrës së tij.
Më tej, trajner i Klubit Futbollit Shiroka, flet edhe për përbërjen e skuadrës, duke i bërë thirrje futbollistëve shkodranë të bëhen pjesë e kësaj skuadre.
Kjo ishte miqësorja e dytë që KF Shiroka zhvillon pas asaj me Tiranën B, ndërkohë që deri në fillimin e kampionatit që pritet të nisë në fund të tetorit ka planifikuar edhe dy miqësore të tjera.