Kf Shiroka fiton derbin me Olimpic – Shirokasit arritën të fitonin këtë përballje me rezultatin e thellë 5-1

Në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës është zhvilluar derbi i futbollit për kategorinë e tretë mes KF Shiroka dhe Olimpic.
Shirokasit arritën të fitonin këtë përballje me rezultatin e thellë 5-1.
Golat për Shirokën u shënuan nga Amponsah, Ogungbire, Mani shkurtoi rezultatin për Olimpic.
Më pas, Shiroka realizoi edhe tre gola të tjerë me Ogungbire sërish, Vincent dhe Aneke.
Valmir Kurti, trajner i KF Shiroka, e cilësoi këtë fitore si shumë të rëndësishme për ekipin.
Pas një serë ndeshjesh pozitive, Shiroka mbyll fazën e parë të kampionatit në vendin e tretë të tabelës, me 13 pikë, vetëm 2 pikë larg kryesueses Eagle Football dhe 1 pikë larg Partizanit B, që mban vendin e dytë.