KF Shiroka merr fitoren e parë, derbi Murlani – Basania përfundon me rrjeta të paprekura
KF Shiroka ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur në fushën sportive “Reshit Rusi” KF Bulqizën me rezultatin 2 me 1. Megjithëse nuk e nisi mirë takimin ku pësoi gol që në fillim të ndeshjes dhe u ndëshkua edhe me karton të kuq, vendasit arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë.
Autorët e golave për skuadrën e Shirokës erdhën nga Amos Tëum Klaudio Kodra
Ndërkohë, një tjetër ndeshje interesante ishte ajo e luajtur në fushën sportive të Bushatit, ku u zhvllua derbi i kësaj zone Murlani – Basnia, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.
Një rezultat ky që ndoshta pak kush e kishte menduar, por Murlani ia doli që të merrte pikën e parë pas 8 javësh kampionat.
Duhet thënë se ka qenë një ndeshje në të cilën futbollistët e Basanias kanë qenë edhe të pafat. Tre shtylla të goditura nga ana e tyre, një 11-metërsh i humbur dhe në fund një gol i anulluar për pozicion jashtë loje, kanë bërë që ata të largohen në fund të zhgënjyer nga fusha e lojës.
Me ketë pikë, Basania ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e shtatë në renditje, ndërsa Murlani mori pikën e parë dhe vazhdon të jetë i pozicionuar në fundin e tabelës së klasifikimit.